Background

Termat dhe Kushtet

TERMS & CONDITIONS – BIC.AL (Business International Connect)

Duke hyrë, përdorur ose regjistruar në platformën BIC.al, përdoruesi deklaron se ka lexuar, kuptuar dhe pranuar pa kushte këto Terma dhe Kushte.

1. Natyra e platformës

BIC.al është një platformë digjitale B2B që mundëson kërkimin, prezantimin dhe komunikimin ndërmjet bizneseve. Platforma strukturon informacion biznesor publik nga burime zyrtare dhe informacion të vendosur nga vetë bizneset.

BIC.al nuk është burim zyrtar shtetëror dhe nuk përfaqëson institucione publike.

2. Të dhënat në platformë

Platforma mund të përmbajë:

  • Të dhëna biznesore publike nga regjistra zyrtarë (p.sh. QKB)
  • Të dhëna financiare të publikuara sipas ligjit
  • Informacion të shtuar nga vetë bizneset në profilet e tyre
  • Këto të dhëna paraqiten për qëllime informimi dhe bashkëpunimi profesional.

3. Përdorimi i lejuar

Platforma mund të përdoret vetëm për:

  • kërkim biznesesh
  • komunikim profesional B2B
  • prezantim aktivitetesh dhe shërbimesh

4. Ndalime të rrepta

Ndalohet:

  • scraping ose përdorim bots
  • shkarkim masiv i të dhënave
  • krijim databazash paralele
  • rishitje e informacionit
  • përdorim për marketing masiv ose spam
  • telemarketing i paautorizuar
  • përdorim i të dhënave financiare për diskriminim apo vlerësim kredie
  • shpërndarje e të dhënave jashtë platformës
  • Shkeljet mund të çojnë në pezullim të menjëhershëm të aksesit.

5. Të dhënat e kontaktit

Elementët e kontaktit paraqiten vetëm për komunikim profesional. Përdorimi i tyre për marketing të drejtpërdrejtë pa bazë ligjore është i ndaluar.

6. Eksporti i të dhënave (Excel Export)

Funksioni i eksportit ofrohet vetëm për analizë biznesore dhe përdorim profesional legjitim.

Të dhënat e eksportuara përfshijnë vetëm informacion biznesor publik dhe nuk përfshijnë elementë kontakti apo kategori të tjera të ndjeshme të të dhënave personale. BIC.al zbaton parimin e minimizimit të të dhënave dhe kufizon eksportin në informacion të nevojshëm për analizë biznesore.

Ndalohet përdorimi i të dhënave të eksportuara për:

  • marketing masiv
  • spam
  • telemarketing
  • krijim databazash kontakti
  • rishitje
  • profilizim të individëve

Çdo përdorim jashtë qëllimit të lejuar është përgjegjësi e përdoruesit. BIC.al mund të kufizojë ose ndërpresë aksesin në funksionin e eksportit në rast dyshimi për abuzim.

7. Pronësia intelektuale

Struktura e databazës, dizajni dhe organizimi i informacionit janë pronë e BIC.al dhe nuk lejohet kopjimi apo riprodhimi i tyre.

8. Përgjegjësia e platformës

BIC.al nuk garanton saktësinë e plotë të të dhënave dhe nuk mban përgjegjësi për veprimet e përdoruesve ose për marrëdhëniet tregtare mes bizneseve.

9. Pezullimi i aksesit

BIC.al ka të drejtë të bllokojë çdo përdorues që shkel këto kushte ose përdor platformën për qëllime të paligjshme.

10. Të drejtat mbi të dhënat

Çdo biznes mund të kërkojë korrigjim ose fshirje të informacionit duke kontaktuar në [email protected]

11. Kufizimi i përgjegjësisë

BIC.al nuk mban përgjegjësi për humbje biznesi, vendime tregtare apo keqpërdorim të të dhënave nga përdoruesit.

12. Juridiksioni

Çdo mosmarrëveshje zgjidhet sipas legjislacionit të Republikës së Shqipërisë.

13. Pranimi i kushteve

Duke përdorur platformën ose duke krijuar llogari, përdoruesi pranon plotësisht këto Terma dhe Kushte.

Përgjegjësia mbi Përmbajtjen dhe Komunikimet

Çdo biznes apo përdorues që publikon oferta, informacione, materiale promocionale ose komunikime nëpërmjet platformës BIC.al mban përgjegjësi të plotë ligjore për përmbajtjen e publikuar dhe të shpërndarë.

BIC.al funksionon vetëm si platformë ndërmjetëse teknologjike për komunikimin ndërmjet bizneseve dhe nuk garanton, verifikon apo mban përgjegjësi për saktësinë, ligjshmërinë, autenticitetin apo të drejtat mbi përmbajtjen e publikuar nga përdoruesit e saj.

Ndalohet përdorimi i emrave tregtarë, markave, logove apo çdo elementi identifikues të palëve të treta pa autorizimin përkatës ligjor. Çdo përgjegjësi që lind nga përdorimi i paautorizuar i tyre mbetet ekskluzivisht përgjegjësi e përdoruesit që ka publikuar përmbajtjen.

BIC.al rezervon të drejtën të heqë, pezullojë ose bllokojë çdo përmbajtje apo llogari që konsiderohet në kundërshtim me ligjin, të drejtat e palëve të treta ose politikat e platformës.